Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar miratimin nga OKB-ja Rezolutën për Srebrenicën të 11 korrikut, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, që shënon masakrën më brutale në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti ka thënë se për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet pranuar dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Ne përgëzojmë miratimin nga OKB-ja të 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, duke shënuar masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet njohur, si dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
We commend UNGA’s adoption of 11 July as Int’l Day of Remembrance for the Srebrenica Genocide, marking Europe’s most brutal massacre since WW2. For peace in the Balkans Serbia’s responsibility must be acknowledged & further efforts are needed to bring the perpetrators to justice.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 23, 2024
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...