Rezoluta për Srebrenicën, Haxhiu: Drejtësia vonon por nuk harron

14:06 | 24 Maj 2024
L G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka mirëpritur miratimin e Rezolutës për Srebrenicën nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke pohuar se drejtësia vonon, por nuk harron.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu deklaron se miratimi i kësaj rezolute dërgon një mesazh të qartë për krimet e luftës të kryera nga Serbia.

“Drejtësia vonon por nuk harron. Miratimi i Rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që shpalli 11 Korrikun – Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, dërgon një mesazh të qartë për krimet e luftës të kryera nga Serbia. Derisa OKB bëri detyrën e saj për të vendosur drejtësi për viktimat e luftës në Bosnje, në Kosovë kriminelët si Oliver Ivanoviç lavdërohen e quhen heronj nga kryeministri Kurti.

Deputeti i PDK-së, thekson se sikur Qeveria e Kosovës të kishte një bashkërendim me partnerët ndërkombëtare, pjesë e rezolutës së OKB-së mund të ishin edhe krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë./Arbresh.info/

Të ngjashme