Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli në Kuvend për rezolutën e paraqitur nga opozita e cila dënon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se ishte momenti për të thënë troç gjërat që mendon për Kosovën.
“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, që doli nga i njëjti “oxhak” i tymit patriotik fill pas rezolutës së Kosovës, për vrasjen tragjike të policit Afrim Bunjaku, nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën e tij që të miratojë rezoluta të kësaj natyre, që i drejtohen fuqive ndërkombëtare. Po Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, që ka të gjitha rrugët e komunikimit dhe ambasadorët e vet, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që u propozua? Cila parlamente të vendeve anëtare të NATO-s, apo kandidate të BE, miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës apo organizatave të komunitetit Euroatlantik? Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Draft-rezoluta të tilla shfaqen si propagandë kundër qeverisë”, tha Rama.
“Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat, dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të seancës së shkuar, me akuza për tradhti dhe tradhtar? Botës demokratike, e sigurt që jo. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht bota nga vijnë këto shkulme dëshpërimi ekstrem, i përket një planeti tjetër që ka marrë botërisht së fundmi emrin “planeti non-grata”. E ka marrë emrin nga burimi i së keqes, që ka helmuar politikën shqiptare dhe ka atrofizuar organizmin, në pikën pa kthim. Planeti në fjalë lëshon mbetje toksike, përveç zërave të çjerrë. S’e mbrojmë dot shëndetin e politikës parlamentare nga ky helm”, shtoi Rama./A2CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...