Rezoluta e votuar në kuvendin e Shqipërisë, kundër Dick Martit, po vlerësohet si veprim politik nga njohësit e drejtësisë në Kosovë.
Që nga themelimi i Gjykatës së Hagës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka qenë kundër kësaj gjykate, kështu ka thënë për arbresh.info avokati Tomë Gashi.
Ai ka theksuar se Rama, deri tani as edhe një here nuk ka qenë kundër kësaj gjykate, madje tha se Kryeministri shqiptar ka qenë shumë pro themelimit të gjykatës UÇK-së.
Gashi për arbresh.info ka thënë që me anë të kësaj rezolute të votuar nga ana e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të ketë as një ndikim pozitiv për lehtësimin e rrethanave gjykuese.
“Rezoluta është diçka interne, nëse në të vërtetë Edi Rama në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë dëshiron të ndihmoj Thaçin dhe të tjerët, para se të paraqes rezolutën kundër pretendimeve te rrejshme te Dick Marty, do të duhej që të bëjë publike të “gjeturat” e rrejshme te Dick Marty, Jose Pablo Barajbar dhe ndërkombëtarëve të tjerë për veprimet e tyre brutale anti – ligjore dhe anti – njerëzore ne territorin e Republikës së Shqipërisë në fshatin Gurre – Shqipëri. Ata kryen bastisje dhe kontrolle në shtëpinë e Mersin Katuçi ne shkurt 2004, të cilat i kryen pa asnjë vendim nga gjykata as nga prokuroria e Shqipërisë në prezencën e Polices së Shqipërisë”, ka thënë avokati Gashi.
Ai ka shtuar se Edi Rama duhet që të zbardhë faktet, e jo të heshtë në raport me këtë çështje.
“Këta ndërkombëtar në prezencë të Policisë së Shqipërisë e maltretuan të gjithë familjen Katuçi në maksimum dhe shkuan aq larg sa tentuan t’i zhvarrosin te vdekurit ne fshatin Gurre me qëllim të njollosjes së UÇK-se për trafikim kinse të organeve njerëzore gjatë luftës ne Kosovë”, ka deklaruar avokati Gashi.
Për votimin e kësaj rezolute edhe avokati, Musa Damati, ka thënë se nuk mund t’i ndihmoj ish-krerëve të UÇK-së, dhe ka një karakter formal.
“Rezoluta e miratuar më tepër mendoj që ka karakter formal, dhe shpreh një lloj përkrahje morale, ndërsa sa i përket efektit juridik apo ligjor fatkeqësisht nuk mund të ndikoj në proces. Lobimi për këtë Gjykatë Speciale është bërë shumë më parë përderisa Republika e Kosovës, dhe lobi i saj e ka konsideruar me vëmendje jo serioze, andaj edhe iniciativat e tilla janë të karakterit formal”, ka vlerësuar Damati.
Më 21 korrik 2022 në Kuvendin e Shqipërisë u miratua Rezoluta “Mbi pagabueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.
Rezoluta i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të bëjë një rishikim të Rezolutës 1782 (2011) dhe rivlerësim të çështjeve të ngritura në pikat 3 dhe 4 të saj, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, veçanërisht për sa i përket pretendimeve të rreme, të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte për trajtim çnjerëzor të njerëzve dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe/apo në Shqipëri, sikurse dhe për sa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar kanё juridiksion mbi krime kundёr njerёzimit, krime lufte, dhe krime tё tjera tё pёrkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs tё datёs 7 janar 2011.
Pas daljes së kёtij raporti, nё shtator tё vitit 2011 Bashkimi Evropian formoi Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), pёr kryerjen e një hetimi tё pavarur tё pretendimeve tё ngritura nё raport dhe krimeve tё tjera nё lidhje me to.
Nё verёn e vitit 2014, TFHS-ja bёri tё ditur(This hyperlink opens a neë ëindoë) se ekzistonin prova tё mjaftueshme pёr ngritje aktakuzash. Pёr shqyrtimin e kёtyre pretendimeve ishte i nevojshёm krijimi i njё institucioni tё pёrshtatshёm pёr procedimin e duhur gjyqёsor.
Autoritetet e Kosovёs arritën marrëveshje me BE-në mbi modalitetet pёr procedimin e këtyre pretendimeve serioze. Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovёs miratoi Nenin 162 tё Kushtetutёs sё Kosovёs dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar, pas njё Shkёmbimi Letrash midis Presidentes sё Kosovёs dhe Pёrfaqёsueses sё Lartё tё Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe tё Sigurisё nё vitin 2014.
Dhomat e Specializuara përfaqësojnë ҫdo nivel tё sistemit tё gjykatave nё Kosovё – Gjykatёn Themelore, Gjykatёn e Apelit, Gjykatёn e Lartё dhe Gjykatёn Kushtetuese. Ato funksionojnё nё bazё tё ligjeve pёrkatёse tё Kosovёs dhe tё drejtёs zakonore ndёrkombёtare si dhe tё drejtave ndërkombëtare të njeriut..
Objekti i Paraburgimit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ndodhet në kompleksin e burgut PI Haaglanden në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor, pas konfirmimit të aktakuzës.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020, por ende nuk ka filluar gjykimi ndaj tyre.
Seancat e paraqitjes së parë të Thaçit dhe Krasniqit u mbajtën më 9 nëntor 2020 para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Gjatë këtyre seancave, ata u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me gjitha pikat e aktakuzës.
Seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimit u mbajtën përkatësisht më 10 dhe 11 nëntor. Të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat.
Më 21 prill 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e nëntë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I. Më 10 dhjetor 2021 dhe më 25 maj 2022, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë parashtruesve respektivisht si pjesë e të njëjtit grup.
Më 17 dhjetor 2021, ZPS-ja e dorëzoi si rreptësishtë konfidenciale dhe ex parte dosjen e saj paraprake. Versioni i korrigjuar i dosjes paraprake të ZPS-së u dorëzua më 24 shkurt 2022 (gjithashtu si konfidencial). Bazuar në urdhrin gojor të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të datës 20 maj 2022, ekipet e Mbrojtjes duhet t’i dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 21 tetor 2022.
Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar, të dorëzuar më 29 prill 2022./Xhejlane Haliti//arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok