Shoqëria civile dhe partitë opozitare kërkojnë që Brukseli zyrtar t`i vërë sanksione presidentit Vuçiq.
Ekspertët e integrimeve evropiane theksojnë se në rezolutën e Parlamentit Evropian ka një sërë akuzash ndaj Serbisë për shkak të dyshimeve se autoritetet janë të përfshira drejtpërdrejt në ngjarjet në Banjskë.
Sipas vlerësimeve, kjo rezolutë është e pafavorshme për Serbinë, mirëpo perëndimi reagoi në këtë mënyrë për të parandaluar një destabilizim të ri të mundshëm.
Lexo edhe:
Parlamenti Europian miraton rezolutën për sulmin e Serbisë në Basnjskë
“Rezoluta është një paralajmërim serioz dhe në të njëjtën kohë ka një ndikim të madh në opinionin e gjerë publik në BE, se si do ta shohin Serbinë në të ardhmen si një politikë shtetërore që rrezikon rajonin dhe dëmton seriozisht integrimin evropian të saj. Prandaj u tha se Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë masash që do të zbatohen ndaj Serbisë nëse nuk bashkëpunon ne hetime për Banjsken”, tha për RTK Jellica Miniq nga Lëvizja Evropiane në Serbi.
Ekspertët vlerësojnë se kjo rezolutë tregoi qe në BE ekziston besimi se sasia e madhe e armëve të gjetura dhe vetëbesimi në kryerjen e sulmit, nënkuptonte një organizatë serioze pas saj, dhe për këtë dyshohet shteti i Serbisë.
Në këtë drejtim, një pjesë e opinionit e konsideron të pamundur që qeveria që kontrollon gjithçka në Serbi nuk e dinte asgjë për Banjskën.
“Mendoj se Serbia ka hyrë në një lloj izolimi ndërkombëtar. Rrezik i veçantë janë sanksionet e shpallura nëse Serbia nuk bashkëpunon në këtë proces për të përcaktuar deri në detaje se çfarë ka ndodhur dhe kush ka marrë pjesë në të gjitha këto në Banjskë. Prandaj, përgjegjësia më e madhe bie sërish tek autoritetet në Serbi dhe presidenti Vuçiq, të cilët duhet të ndalojnë ngritjen e tensioneve nacionaliste”, tha Zoran Vulletiq nga Forumi Demokratik Qytetar.
Një pjesë e opozitës disa ditë më parë ka kërkuar ndryshimin e qasjes se Brukselit ndaj Aleksandër Vuçiq, duke versuar se përgjegjësia politike dhe personale e Aleksandër Vuçiqit për Banjskën është e dukshme dhe se ai është pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...