Sot në Kuvend është miratuar rezoluta e propozuar nga AAK për Ligjin e Pagave në sektorin publik.
Pas këtij votimi ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Reagimi i plotë:
Po shihet drita në fund të tunelit!
Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Ligjin e Pagave, sot u miratua në Kuvend të Kosovës.
Shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë deputetët, njëkohësisht kërkoj nga Qeveria që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim. Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficientëve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficientëve./arbresh.info/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...