Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ceremoni zyrtare nga Guverantorja e Iowa-s, Kim Reynolds.
Përmes një postimi në platformën “X”, guvernatorja Reynolds ka publikuar një fotografi së bashku me presidenten Osmani, pas takimit.
“Mirë se vini në Iowa, Presidente Vjosa Osmani. Më e mira nga kjo marrëdhënie e jashtëzakonshme mes Iowa-s dhe Kosovës është ende për të ardhur!”, ka shkruar Reynolds.
Welcome to Iowa, President @VjosaOsmaniPRKS.
The best of this remarkable relationship between Iowa and Kosovo is still to come! pic.twitter.com/r6B3eJ10Vv
— Gov. Kim Reynolds (@IAGovernor) October 24, 2023
Ndryshe, Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu u pritën me pritje ceremoniale nga Guvernatorja e Iowa-s, Kim Reynolds dhe Zotëriu i Parë Kevin Reynold.
Presidentja e falënderoi Guvernatoren për pritjen dhe për vizitën bërë Kosovës, në muajin qershor të këtij viti.
Gjatë atij takimit, Osmani theksoi se Kosova nuk ka aleate e mike më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilën sipas saj ndajnë vlerat e njëjta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti u takua me një grup investitorësh në Davos, në Shtëpin...
Zyrtare: Sasa Jankovic trajneri më i ri i Bashkimit
Araujo rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve/ Benfica – B...
Liverpool – Lille, formacionet zyrtare
Atalanta dhe Monaco shkojnë në epërsi pas pjesëve të para
Korenica premton: 1 mijë euro për çdo nënë që lind fëmijën e...