Rexhepi për ndërtimin e xhamisë: Mos na e zgjasni shumë!

14:31 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi ka kërkuar që të bëhet çka është e nevojshme e të mos zgjatet më shumë çështja e ndërtimit të xhamisë qendrore në Prishtinë.

“Bëni çka mund të bëni e mos na e zgjasni shumë, se këtu na ka ardhur shpirti, me këdo që po takohemi po pyesin çka është bërë me xhaminë. Ne nuk po bëjmë xhami pse ka katedrale Prishtina, pse ka Kishë Prishtina, ne po bëjmë xhami se na nevojitet. Na kurseni prej përcaktimeve partiake dhe fetare”, ka qenë lutja e Rexhepit gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Prishtinës gjatë të cilës u diskutua në lidhje me këtë xhami, shkruan arbresh.info.

Rexhepi ka thënë se është problem për BIK-un hapësira dhe se prej qarshisë së madhe e deri te Emshiri nuk ka xhami tjetër./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme