Rexhepi: Në veri nuk ka shtet, VV propozon një rezolutë

12:48 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi si iniciues i interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se muri në Mitrovicë, treni dhe tensionet e herëpashershme në atë pjesë janë inskenim i Qeverive të Serbisë dhe Kosovës, andaj VV ka propozuar një rezolutë e cila do lexohet në fund të debatit.

Ai ka thënë se në veri kishte një dinamik të vazhdueshme të përkeqësimit të gjendjes në ato komuna, kurse, qeveria heshturazi ka pranuar ndarjen e jugut dhe veriut në dy komuna.

“Atje në vend që të shuheshin strukturat paralele, prej atëherë deri sot atje nuk ka shtet, nuk ka polici, pasi ajo më shumë i përgjigjet Serbisë se sa Kosovës. Qeveria Tensionimi i situatës për murin ngriti tensionet por Serbia nisi edhe trenin i cili u ndal por Qeveria kurrë nuk dha shpjegime pse asnjëherë nuk u ndal treni nga Kraleva në Mitrovicë, u rrënua një mur por fillojë një tjetër pran tij ”, tha ai.

Sipas tij, një rezolutë e re do të ishte e nevojshme.

“VV propozon mocion përmbajtjesor meqë situata mund të ketë ndryshuar, projekt rezolutë të cilën do ta lexoj në fund të debatit”, tha ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme