Ndonëse ishte shprehur tejet i bindur se Kosova do të bëhet me Ushtri me ndryshimin e ligjit për FSK-në, presidenti Hashim Thaçi ka ndryshuar qëndrim. Tashmë ai mendon se kjo duhet të bëhet vetëm nga ndryshimet kushtetuese, pra me votë edhe të Listës Serbe.
Këto qëndrime të ndryshme që dolën nga vet ai, e kanë bërë Thaçin të duket si një `aventurist`. Të paktën kështu e ka quajtur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Sipas Selimit, Thaçi ka luajtur me Ushtrinë dhe marrëdhëniet e Kosovës me faktorin ndërkombëtarë, gjë që nuk do të duhej të ndodhte.
“Thaçi po bën aventura me Ushtrinë e Kosovës dhe me partnerët tanë strategjikë. Nuk është ushtria e Kosovës një nga Universitetet e premtimeve të fushatës së tij parazgjedhore. Ai duhet ta dijë se nuk ka lojë me ushtrinë dhe me marrëdhëniet tona me NATO-n. Prandaj, herë procedimi i amandamenteve kushtetuese e herë i ligjit për FSK-në, e tash edhe tërheqja eventuale, janë aventurë me rreziqe të mëdha”, është shprehur Selimi për “Indeksonline”.
Lidhur me kthimin e Listës Serbe në Kuvend dhe me ndryshimin e qëndrimit të Thaçit se Ushtria do themelohet me ndryshimet kushtetuese, Selimi është shprehur se nuk pret asnjë të mirë nga deputetët serbë.
“Unë nuk pres asgjë të mirë për Kosovën nga Lista Serbe. Ata janë përfaqësuesit e Beogradit në instritucionet e Kosovës. Dihet se asnjëherë, asnjë e mirë nuk i ka ardhur Kosovës nga Serbia”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se Thaçi muaj më parë ishte deklaruar bindshëm në formimin e Ushtrisë brenda ndryshimit të ligjit për FSK-në, gjë që u kundërshtua nga SHBA dhe NATO. Përkundër kundërshtimeve të këtyre të fundit, Thaçi kishte vazhduar të theksojë se Ushtria do të bëhet ashtu siç ka iniciuar ai, por kjo ndryshoi kur punës në Kuvend iu kthye Lista Serbe. Ndryshe, deputetët serbë kanë thënë se nuk do ta votojnë Ushtrinë e Kosovës.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...