Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i është kundërpërgjigjur Ramush Haradinajt, i cili në një polemikë që pati ditë më parë në Parlament me Selimin, e akuzoi ish-bashkëluftëtarin, tash deputetin e VV-së, se ka ikur nga lufta.
Selimi, duke folur në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj e ka goditur atë në pikën më të fortë.
“Mund të thotë çka të dojë, por unë gjatë gjithë luftë kam qenë në Kosovë. Madje gjatë gjithë historisë së UÇK-së para luftës unë kam qenë në Kosovë. Pra, unë nuk kam ardh as nga Zvicra as nga Gjermania. Zoti Haradinaj kur ka ardh në Kosovë, mua më ka gjet këtu. Edhe po të ikte mua do të më linte këtu, por mirë që nuk ka ik”, tha Selimi.
Selimi më tej tha se nuk e ka kuptuar se çfarë pati Haradinaj atë ditë.
“Shpërthimi i tij mu duk edhe në shpërputhje me karakterin e tij. Ishte një shpërthim i ulët. Nuk e prisja as nuk e pres në të ardhmen nga zoti Haradiaj. Por, do të shihet në ditët në vijim kush është rrenci”, tha ai.
Ndërsa duke folur për ndërtesën 15-katëshe, Selimi tha se zoti Haradinaj ka mundur ta ngatërrojë me Azem Sylën ose Hashim Thaçin, të cilët ka mundur t’i takojë aty.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...