Rexhep Selimi siguron ulëse në Kuvendin e Kosovës, ai ka arritur të marrë më shumë vota se në vitin 2014(FOTO)

14:24 | 17 Qershor 2017
Arbresh.info

Ditë më parë në media është raportuar se kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi nuk ka marrë  mjaftueshëm vota për tu bërë deputet, por e gjithë kjo ishte  vetëm  një spekulim pasi që ai në zgjedhjet e 11 qershorit ka më shumë vota se në vitin 2014-të, shkruan Arbresh,info.

Selimi përmes një foto të publikuar në  rritin social Faebook ka lënë të kuptohet se ai sërish do të jetë deputet në kuvendin e Kosovës.

Në foton e postuar ai shihet së bashku me njëri nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ku e ka falënderuar për përkrahje dhe ka treguar se  edhe në legjislaturën e VI-të Kuvendit të Kosovës do të jetë deputet.

“Faleminderit Bes!
Bashkë në mandatin e III-të në Legjislaturën e VI-të në Kuvendin e Kosovës”. ka shkruar Selimi

Ai në zgjedhjet e vitit 2014-të kishte 12,123 vota.

22222

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme