Me rrëzimin e qeverisë përmes mocionit të mos besimit, sipas anëtarit të kryesisë së Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është shpëtuar territori i Kosovës dhe ndarja e vendit.
Ai ka thënë që opozita e organizuar mirë ka arritur të ndaloj dy projekte të këqija, duke iu referuar marrëveshjes për demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe.
“Këto dy projekte të këqija kemi arritë që ti ndalim, por duke qenë e njëjta qeveri, e kemi pasë të qartë që këto projekte e kanë një gardian. Kështu që dje nuk patëm vetëm rënien e qeverisë, por edhe rënien e demarkacionit dhe zajendicës” ka thënë Selimi në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.
Ndërsa sa i përket akuzave dhe kundërakuzave gjatë seancës të së mërkurës, Selimi ka thënë që LDK e PDK i thanë njëra tjetërs atë që opozita u kishte thënë më parë.
“Ajo çka ndodhi dje në parlamentin e Kosovës ka qenë një konfirmim për atë çka ne e kemi thënë për partnerët, vetëm se ia thanë njeri tjetrit” deklaroi Rexhep Selimi/
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...
Valon Berisha shënon gol ndaj Borac Banja Luka