Google ADS

Rexhep Selimi: Rinumërimi thellon fitoren e Vetëvendosjes

08:01 | 12 Tetor 2019
A. B.

Rinumërimi i 313 vendvotimeve nga komuna të ndryshme mund të ndryshoj rezultatin e tanishëm nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Por, ky rezultat a mund të dëmtoj votën edhe për partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje.

Kandidati për deputet i kësaj partie, Rexhep Selimi ka thënë se rinumërimi i votave nuk e ka target me dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk e besoj as nuk mund të ndodh me u dëmtu vota e Lëvizjes  për arsye se rinumërimi nuk e ka target me dëmtu Lëvizjen  ose edhe ata qe e kanë kërkuar  nuk janë ankuar se Lëvizja Vetëvendosje ka vota më shumë se ata por janë ankuar për raporte tjera të procesverbaleve”, shprehet Selmi.

Madje, sipas tij, nuk duhet të befasohemi nëse nga ky rinumërim mund të thellohet fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rinumërimi i 313 vendvotimeve nga komuna të ndryshme ka filluar të enjten.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë zyrtarizuar dakordimin për bashkëqeverisje, në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme