Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar përplasjet mes ish-bashkëluftëtarëve të tij, Anton Qunit dhe Xhavit Halitit, për miliona markat që janë ndarë për ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Selimi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se dy deputetët, njëri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e tjetri nga Partia Demokratike e Kosovës, po bëjnë një “debat të pakuptimtë”.
Debati, sipas tij, nuk po bëhet në formën, në mënyrën dhe në vendin e duhur.
Megjithatë, Selimi ka thënë se “do të ishte shumë e rëndësishme për qytetarin të dinte se ku është shpenzuar çdo markë e asaj kohe, çdo cent i asaj kohe”.
“Ky debat, a po i shërben kthjellimit apo të kundërtës?”, ka pyetur Selimi.
“Nuk po e kuptoj qëllimin e këtij debati”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se më së miri do të ishte që të bëhet një komision hetimor për fondet e luftës.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...