Ish-deputeti dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të hyjë në koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike që ka qenë në pushtet deri më tani, shkruan arbresh.info
Por, ai në një prononcim për portalin “arbresh.info” ka lënë mundësinë e hapur për një koalicion parazgjedhor vetëm me Aleancën Kosova e Re (AKR).
“Lëvizja Vetëvendosje nuk bën koalicione e sidomos parazgjedhore me partitë që kanë qenë në pushtet deri më tani. Pra me PDK, LDK dhe Listën Serbe që kanë qenë në pushtet në koalicion, ne nuk bëjmë koalicion parazgjedhor sepse ne duam që ata të dalin në opozitë dhe Kosova të ndryshojë”, tha Selimi.
Ai ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i ka besuar Kryesisë së kësaj partie që të diskutojë për koalicion të mundshëm parazgjedhor vetëm me AKR-në.
“Sa i përket subjekteve të tjera duket se në bazë të bisedimeve deri më tani më të përafërt jemi me AKR-në, me të cilët kemi edhe raporte të mira edhe bisedime dhe partneritet i cili shpresojë të rezultojnë me sukses”, u shpreh ai.
Ndërsa rreth lajmit se Vetëvendosje mund të bëjë një koalicion me LDK-në, Selimi ka thënë se kjo është e pavërtetë.
“Ka pas shumë spekulime për një koalicion me LDK-në të cilat janë total të pavërteta, askush as nuk ka biseduar as nuk kemi diskutuar një koalicion të tillë”, deklaroi Selimi.
Kujtojmë se nesër është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.
“Afati për regjistrimin e koalicioneve është deri nesër në ora 24:00”, u shpreh Valdete Daka në konferencën e sotme të përbashkët me PZAP, Prokurorinë, Këshillin Gjyqësor dhe Policinë./Arbresh.info
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje