Rexhep Selimi, nënkryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, i ka kërkuar ministrit të brendshëm Flamur Sefaj, që të raportojë për gradimet në Policinë e Kosovës në kohën e mungesës së mbikëqyrjes parlamentare, shkruan arbresh.info.
“Ju kërkoj dhe ju lus që të na njoftoni për procesin e gradimeve në Policinë e Kosovës në kohën kur nuk ka pasur mbikëqyrje parlamentare”, ka thënë Selimi në mbledhjen e mbajtur sot të Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ku mori pjesë edhe ministri i brendshëm Flamur Sefaj.
Ai ka hapur mëdyshje se përse këto gradime ndodhen pikërisht në kohën kur nuk kishte mbikëqyrje institucionale.
“Pse kjo ka ndodhur pikërisht në atë kohë kur nuk ka par mbikëqyrje parlamentare. Shpresoj që ju të na informoni ashtu siç është” ka thënë Selimi në këtë mbledhje./arbresh.info/
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...