Google ADS

Rexhep Selimi kërkon sqarime për gradimet në polici kur mungonte mbikëqyrja institucionale

11:59 | 17 Tetor 2017
M. A.

Rexhep Selimi, nënkryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, i ka kërkuar ministrit të brendshëm Flamur Sefaj, që të raportojë për gradimet në Policinë e Kosovës në kohën e mungesës së mbikëqyrjes parlamentare, shkruan arbresh.info.

“Ju kërkoj dhe ju lus që të na njoftoni për procesin e gradimeve në Policinë e Kosovës në kohën kur nuk ka pasur mbikëqyrje parlamentare”, ka thënë Selimi në mbledhjen e mbajtur sot të Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ku mori pjesë edhe ministri i brendshëm Flamur Sefaj.

Ai ka hapur mëdyshje se përse këto gradime ndodhen pikërisht në kohën kur nuk kishte mbikëqyrje institucionale.

“Pse kjo ka ndodhur pikërisht  në atë kohë kur nuk ka par mbikëqyrje parlamentare. Shpresoj që ju të na informoni ashtu siç është” ka thënë Selimi në këtë mbledhje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme