Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se kryeministri Avdullah Hoti nuk është i gatshëm të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për atë që do të diskutojë në Uashintong më 27 qershor.
” Sot patëm mbledhjen e radhës. Aty vendosem rreth seancave të ardhshme që do të mbahen. Deri në këtë moment Avdullah Hoti se ka shprehur gatishmërinë të vij të raportojnë në Kuvendin e Kosovës për atë që do të diskutoj në Uashington”, tha Selimi pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit,raporton arbresh.info.
Selimi, tha se kryeministri i Hoti e ndjen vetën borxhli vetëm ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Listës Serbe dhe ndaj askujt tjetër.
“Ai duhet të vijë këtu të raportojë për atë që është i gatshëm ta bëjë. Ai ndoshta s’e ndjen veten borxhli ndaj Kuvendit e qytetarëve, ai ndoshta e ndjen vetën borxhli vetëm para presidentit Thaçi e Listës Serbe. Më votat e të gjithë anëtarëve vendosem që të vijë e te na tregoj se çka do të flas në bisedime”, u shpreh Selimi.
Ai, paralajmërojë se nëse Hoti nuk shkon të raportojë në Kuvend, VV do të mbledh nënshkrime, në mënyrë që të raportojë në kuvend./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën