Rexhep Selimi i gatshëm pë të shkruar historinë e luftës së UÇK-së

09:20 | 23 Qershor 2019
Arbresh.info

Ditë më parë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dha idenë e formimit të një komisioni zyrtarë për të shkruar historinë e luftës së UÇK-së.

Ai për Ekonomia Online ka thënë se ky komision mund të bëhet përmes instituteve, qoftë ai i Historisë apo nga Akademia e Shkencave përmes redaksive të veçanta dhe hulumtime të veçanta në mënyrë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës të trajtohet në aspektin shkencor.

“Institutet qoftë ai i Historisë, qoftë Akademia e Shkencave do të duhej që historinë e re, e ku historia jonë e re lidhet me luftën tonë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta trajtojnë edhe në aspektin shkencorë. Që i bie të kishim edhe redaksi të veçanta të hulumtime të veçanta shkencore, që pastaj edhe vlerësimet e shkrimit të historisë të jenë shkencorë dhe objektiv”.

“Zakonisht protagonistët edhe nuk mundet të jenë objektiv, por edhe nuk janë historian të shkruajnë historinë, aq ma tepër për ta shkruar historinë e vet”, tha Selimi.

Selimi tha se është i gatshëm të punoj në këto komisione të veçanta shkencore, për të shkruar historinë ashtu siç ishte.

“Zakonisht protagonistët edhe nuk mundet të jenë objektiv, por edhe nuk janë historian të shkruajnë historinë, aq ma tepër për ta shkruar historinë e vet. Prandaj unë kërkoj edhe një herë ose do të punojna në rrethanat e mundshme që të ketë komisione të veçanta shkencore e akademike në mbështetje edhe shtetërore që të ketë redaksi të veçanta, komisione për ta shkruar historinë ashtu siç ishte dhe të mos i lihet mundësi askujt qoftë me qëllim, qoftë pa qëllim, që ta shtrembëroj historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e luftës çlirimtare, historinë  e re për çfarëdo lloj interesi qoftë grupor qoftë politik apo edhe tjetër”, tha ai për Ekonomia Online.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, ka folur edhe për formimin e një Komisioni për Verifikimin e numrit të veteranëve.

Selimi tha se një komision i tillë ekziston (Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve) dhe ky komision sipas tij do të duhej ta zvogëlonte këtë numër e jo që ky numër të shtohej në vazhdimësi.

“Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve ekziston, ky komision ka pasur përgjegjësi t’i verifikoj listat ekzistuese të cilat në kohën kur është formuar ky komision kanë qenë të fryra, janë konsideruar si të tilla. Prandaj ky komision  do të duhej si rrjedhojë ta zvogëlonte numrin e veteranëve, sepse për këtë e kishin thirr ta zvogëloj”.

“Pra ka ekzistuar një listë dhe këtë listë do të duhej komisioni ta them kushtimisht ta ‘krasite’ që si rrjedhojë do të duhej të kishin numër më të vogël se sa në kohën që është formuar ky komision që ka qenë numër i fryre, është konsideruar si i tillë numri 30 mijë pra ka qenë sipër 30 mijë”, tha Selimi.

Selimi e bënë përgjegjës pikërisht këtë komision për fryrjen e listave të veteranëve, por thotë se përgjegjës është edhe kushdo që ka dhënë deklarata të rreme që dikush të përfitoj statusin e veteranëve, poashtu edhe statusin e invalidit të luftës dhe deklaratat për luftën e UÇK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme