11 deputetët e Kuvendit të Kosovës shumë shpejt do të dalin para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Aktakuza ndaj tyre është dorëzuar në gjykatë dhe lëndët i janë ndarë tashmë gjyqtarëve.
Gjykimi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Besa Baftija, Shqipe Pantina, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Teuta Haxhiu, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputetët e AAK-së, tashmë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, si dhe deputeti i Nisma për Kosovë, Enver Hoti, pritet të nis këtyre muajve.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi i ka thënë Arbresh.info se lëndët e 11 deputetëve janë ndarë në 7 raste dhe te disa gjyqtarë të ndryshëm.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë shtatë raste sa i përket të akuzuarve në fjalë të cilat janë në procedim te gjyqtarë të ndryshëm”, thotë Gashi.
Nuk janë vetëm pesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi, Faton Topalli, dhe Albulena Haxhiu që po përballen në gjykatë për gjuajtjen e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.
Kësaj liste nuk i kanë shpëtuar as ish-deputetët, të cilët tash kanë poste ministrore, apo edhe kryetar komune.
Zëdhënësja e kësaj gjykate në një prononcim më herët për Arbresh.info“ pati thënë se 11 deputetët dhe ish-deputetët kanë procedurë penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë për veprat penale nga neni 375 par.1 dhe nga neni 409 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, më 3 janar të këtij viti janë dënuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Për përdorim të armës, deputeti, tashmë i pari i VV-së, Albin Kurti ka marrë dënim unik prej 1 vjet e 6 muaj burg, deputetja Albulena Haxhiu me 1 vjet e 3 muaj, Donika Kadaj-Bujupi me 1 vjet e 6 muaj, si dhe deputeti Faton Topalli me dënimi unik prej 1 vit e dy muaj.
Që të gjithë këta janë dënuar me kusht që të jenë në verifikim gjatë periudhës dy vjeçare.
Në dhjetor të vitit 2015, deputetët e opozitës në atë kohë, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi, kanë hedhur gazë lotsjellës brenda sallës së kuvendit, duke pamundësuar kështu disa herë radhazi mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info/ Gita Lushi
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë