Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, përmes një shkrimi në Facebook e ka goditur kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i thënë se në krye të ministrisë së Arsimit e emëroi mbesën e spiunit të UDB-së, Besa Shahinin. Njëherit ka përgëzuar presidentin Meta që nuk e dekretoi Gent Cakaj për ministër të jashtëm.
Sipas Selimit, presidenti Ilir Meta nuk do duhej ta dekretonte as Besa Shahinin.
Postimi i plotë i tij:
E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej.
Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!
A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit?
Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.
Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, per shembull!
edi rama per zgjedhjet,
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...