Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas lajmit të publikuar në media ku ai citohet duke thënë se rreshtimi në krah të Ibrahim Rugovës është i pamoralshëm.
Ish deputeti i Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar ka thënë se ai nuk ka dhënë kurrfarë interviste lidhur me lajmin qe po qarkullon në media.
Sipas tij, bëhet fjalë për një intervistë të dhënë para 12 viteve dhe qarqet e PDK-së për të penguar partneritetin VV-LDK, sipas tij, po nxjerrin lajme për të hutuar opinionin.
“Në shumë portale dhe në rrjete sociale po qarkullon një lajm i sajuar dhe i falsifikuar lidhur më një qëndrim timin po përdoret aktual dhe në fakt është qëndrim i para 12 viteve. Një pjesë nga një intervistë e dhënë në vitin 2005 në mënyre tinëzare po përdoret si aktuale. Ajo qe dua të them është se ato deklarata nuk janë të tanishme dhe qëndrimet e VV-së dhe të mijat nuk kanë të bëjnë më qëndrime të para 12 viteve, por më qëndrime të 2017”, ka thënë Selimi për ‘Indeksonline’.
Ai ka thënë se LDK-në e shohin si partner të ardhshëm.
“Unë po e konfirmoj edhe njëherë se nuk kam dhënë deklaratë lidhur me atë qe po lexoj. Ky është manipulim me opinionin. Qëndrimet i kemi të njohura qe ne vijë të kuqe dhe rrugën për opozitë do t’ia japim PDK-së”, ka shtuar ai/arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...