Zëvëndësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti që vjen nga PDK duke komentuar punën e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës ka thënë se kjo ishte më shumë për të bindur deputetët e LDK-së.
“Në qoftë se flasim përtej poltiikës, kjo matje ishte më shumë për deputetët e pabindur të LDK-së”.
“PDK e ka të qartë çështjen e Demarkacionit dhe për këtë e ka votën unanime. Nuk është e vërtetë se në PDK ka pas rebelim, më së shumti mund të jenë një ose dy kundër”, tha Hoti.
Zëvendësministrit Hoti i cili ka qenë i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se “nuk ka asnjë institucion që mund të ekzistojë pa marrë vendime të mëdha që i hapin përspektivën zhvillimit të vendit”.
“Çështja e Demarkacionit dhe formimi i ushtrisë janë vendime të mëdha. Ne duhet të jemi serioz përballë vendimeve ndërkomëbatre. Për PDK-në është me rëndësi që të fitojë Republika e Kosovës”.
Ai ka insistuar se partia e tij dallon shumë nga partitë e tjera, madje duke i konsideruar kështu edhe partitë opozitare si të “çoroditura”.
“PDK në mandatin e kaluar jo vetëm që ka qeverisë, por ka arritur t’i krijojë votat për krijimin e ushtrisë. Vendimet e PDK-së janë larg nga vendimet e partive të tjera”.
“Largpamësia e PDK-së karshi partive tjera është më e madhe”.
“PDK e di që duhet qeverisur edhe me partitë opozitare të çoroditura që e shkelin edhe Kushtetutën”.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League