Anëtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të ndodhë.
Sipas tij më mirë është që kjo të ndodhë me Kushtetutë, njofton Klan Kosova.
“Nëse do ta kemi të pamundur që ta bëjmë me kushtetutë do ta bëjmë me ligj”, ka thënë Hoti në “Ora e Fundit”.
“Ja heq kapelën njeriut që kishte shijen të vepronte pas deklaratës së Matis”, ka thënë Hoti, për iniciativën e presidentit Thaçi, që sipas tij, ka ardhur pas një deklaratë të sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.
“Në vitin 2014 gjithë faktori ndërkombëtar ka qenë i pajtuar për formimin e ushtrisë, edhe komunitetet, por nuk ka qenë e pajtuar një pjesë e një subjekti politik shqiptar dhe që deri tash nuk ka arritur të formohet ushtria”, ka pohuar Hoti.
Ai ka shtuar se Kosova bashkë me angazhimin ndërkombëtar ushtria do të bëhet – bashkë me komunitetin pakicë serb.
“Iniciativa e Thaçit ka qenë e vonshme, pasi ajo duhej te vinte në vitin 2015. Komuniteti serb atë kohë nuk ishte në pozicion ta thoshte “Po” që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, ka shtuar Hoti.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...