Zyrtari i lartë i PDK-së, Rexhep Hoti, duke folur për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ka përdorur fjalët më të zgjedhura për shefin e dikurshëm në parti.
“Thaçi është politikan i kalibrit evropian”, ka thënë Hoti, duke theksuar se Thaçi nuk është tërhequr nga iniciativa për transformimin e FSK-së.
“Të gjithë ata që kanë dështuar në politikën e Kosovës mund të flasin. Thaçi është strateg, nuk mund te themi se nuk ka gabime, por ato që i bën i bën në mënyrën më të mirë”, ka pohuar Hoti në “Ora e Fundit” në Klan Kosova.
Kurse për ushtrinë, Hoti ka shtuar se presidenti nuk ka thënë që të mos vjen në rend të ditës – kjo deri sa të bëhen konsultimet me faktorët relevantë.
“Hashim Thaçi e ngriti dhe avancoi ushtrinë më tutje. Kosova është vija e fundit që mbron civilizimin perëndimor”, ka pohuar ai.
“Thaçi kur ka thënë se do të tërhiqet nëse nuk bëhet ushtria ka dashur të thotë se e ka shumë seriozisht. Fjala të mos procedohet nga fjala tërheqje ka shumë dallim. Askush nuk mund të vë veto për themelimin e ushtrisë së Kosovës”.
Sipas Hotit Forcat e Armatosura janë projekt i storjes së suksesit dhe do të formohen, me ndryshime kushtetuese, e nëse serbët nuk i thonë kurrë po, do ta formojnë atë me ligj.
“Ambasadori Greg Delwaie ka thënë se brenda vitit 2017 do të bëhet ushtria e Kosovës. Mendimi i tij është real, por që ndryshimet kushtetuese marrin kohë. Tash e 27 vjet e kemi mbështetjen e SHBA. Nuk është e rastësishme dashuria e SHBA për Kosovën”, ka thënë Hoti.
“Opozita nuk duhet ta kërkojë dorëheqjen e Thaçit”, ka përfunduar ai.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...