Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj më herët tha se deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për zgjedhje të parakohshme po bëhen pasi kjo parti po dëshiron kontrollimin absolut të vendit, duke aluduar në anëtarin e kryesisë së PDK-së, Rexhep Hotin.
Ky i fundit mbrëmë kishte deklaruar se zgjedhjet janë ta pashmangshme, pasi sipas tij vendi duhet të ecë përpara.
Por këto deklarime ai kritikoi ashpër Bajram Gecajn, i cili në facebook shkroi se PDK-ja po e dëshiron shumë herët ‘epokën e Kadri Veselit’ si kryeministër.
“Derisa opozita që nga dita e parë ka shtyrë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, madje duke përdorur edhe mjete nga më të dhunshmet, kohëve të fundit na paraqiten zëra të tillë edhe nga eksponentë të koalicionit qeverisës; dikush për arsye e inate personale e dikush tjetër edhe nga nevoja dhe/apo dëshira e kontrollimit absolut të qeverisjes në vend. Janë këto elementë të cilat shpalosen të përpunuara edhe në intervistën e zëvendësministrit Rexhep Hoti, duke e katapultuar këtë me një sihariq politik (pak herët besoi unë) “epokën e Veselit kryeministër””, kishte shkruar në facebook Gecaj
I kontaktuar nga lajmi.net, Rexhep Hoti ka deklaruar shkurt se Bajram Gecaj nuk meriton as t’i jepet përgjigje.
“Respekt për mendimin e gjithkujt, por personi për të cilin po flisni nuk meriton t’i jep përgjigje”, ka thënë Hoti.
Kujtojmë se zgjedhjet e reja deri më tani i kanë përkrahur disa deputetë brenda Partisë Demokratike të Kosovës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...