Google ADS

Rexhaj: Në veri të Kosovës ka përparim dhe progres në siguri, shpejt do hapet kuleta e fondit të Sigurisë për FSK-në

13:01 | 5 Mars 2023
A Z

Deputeti i zëshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur për sigurinë në veri të vendit.

Në një intervistë për portalin “Arbresh.info”, ai vlerëson me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet ka progres në siguri në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, katër stacione policore të reja janë ndërtuar në veri, është luftuar krimi i organizuar e korrupsioni në atë pjesë.

“Jo absolut, ne atje i kemi ndërtuar 4 stacione të reja të Policisë së Kosovës, jemi në themelim të stacioneve të reja policore atje ka përparim dhe progres në aspektin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizum, ka veprime konkrete pra të matshme dhe në këtë kuptim nuk mendoj që ndonjëherë ka pasur shtrim të sovranitetit, të shtetit të Kosovës se sa këtë radhë”, thotë Rexhaj.

Është duke u punuar që në atë pjesë të që jo vetëm të ketë stabilitet, mirëpo të ketë edhe shtrim të sovranitetit edhe institucioneve.

“Pra, unë mendoj që gjendja është stabile, tashmë atje, një pjesë e stafit atje tashmë është larguar në mënyrë të vullnetshme, është plotësuar dhe normalisht mbetet pjesa tjetër për tu rekrutuar përmes konkursit publik. Mendoj që është duke u punuar në mënyrë që jo vetëm të ketë stabilitet, mirëpo të ketë edhe shtrim të sovranitetit edhe institucionet që i kemi atje të punojnë ashtu siç po punojnë, pra me përgjegjësi”, shprehet deputeti i VV-së.

Rexhaj, ka folur edhe për Fondin e Sigurisë, duke thënë se informacione të tilla zakonisht nuk publikohen, por që shumë shpejt kjo “kulet” do të hapet.

“Po sigurisht, sepse prandaj edhe për atë gjë është bë. Unë mendoj që Ushtria e Kosovës ashtu edhe e ka planin, vazhdon që të blejë, ta themi mjetet të cilat i nevojitën ndërkohë, mendoj që po forcohet çdo ditë dhe me ndarjet buxhetore që i kemi bo për herë të parë gjatë këtij viti mendoj që kemi lejuar që të shtohen kapacitetet ta themi në maksimum rreth mbrojtjes së Kosovës”, shprehet Rexhaj./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/

Intervista e plotë

Të ngjashme