U.D. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Naim Rexha, ka pritur sot në takim zyrtar një delegacion nga UNDP-ja, të prirë nga Alessandra Roccasalvo Zëvendëse Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.
Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, Naim Rexha fillimisht falënderoi Alessandra Roccasalvo për vizitën e saj, dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.
U.D. Drejtori Rexha njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat strategjike të Policisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.
Njëkohësisht z.Rexha çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së në përgjithësi, e me theks të veçantë për ofrimin e ndihmës rreth projektit të shkatërrimit të armëve të vogla.
Po ashtu ne takim u diskutua edhe rreth forcimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me ç’rast znj. Alessandra Roccasalvo e ritheksoj se UNDP-ja do të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen edhe në të ardhmen për Policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...