Bordi i AGK-së, i prirë nga Kryetari Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, do të dorëzojnë komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së, në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas njoftimit, dorëzimi i komenteve do të bëhet në ora 15:00, shkruan Arbresh.info.
“Ju njoftojmë, se nesër, 20 gusht 2024, nga ora 15:00, Bordi i AGK-së, I prirë nga Kryetari Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, do të dorëzojnë komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së, në Gjykatën Kushtetues”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Qeveria e Kosovës ka mbrojtur Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), që u miratua në lexim të dytë gjatë seancës plenare të 11 korrikut.
Ky ligj veç tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
Miratimi i këtij projektligji u kritikua nga Bashkimi Evropian, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe dy parti opozitare, që paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...