Google ADS

Revista “Crisis Response Journal” vlerëson FSK-në, ambasadori Abbott: Vlerësim i merituar

15:17 | 20 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott ka thënë sot se ndihet i lumtur që Qendra e Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QTKSH) të marrë vlerësimin e merituar nga botimi i fundit i revistës nga Mbretëria e Bashkuar “Crisis Response Journal”.

Ambasadori Abbott në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së veç se kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufijve të Kosovës.

Ai tha se siç është e njohur edhe në rajon, vendet fqinje po dërgojnë trupat e tyre për t’u trajnuar në QKTSH.

“QKTSH është bërë një nga të arriturat më të mëdha të FSK-së dhe të Republikës së Kosovës. Tani ofrojnë mbi 20 kurse të ndryshme duke përfshirë reagim në fatkeqësi, komanda për incidente, shpëtim në ujë, mbijetesë në dimër dhe male, negociata në raste me pengje dhe studimet e terrorizmit”, citon ambasadori Abbott revistën britanike “Crisis Response Journal.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme