Revista amerikane e rendit Kosovën në listën e vendeve që duhet vizituar, reagon Osmani dhe Kurti

17:45 | 6 Dhjetor 2023
E.G

Kosova është renditur si një nga destinacionet që duhet vizituar gjatë vitit 2024 nga revista amerikane “Condé Nast Traveler” .

Lidhur me këtë ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duke bërë thirrje që të vizitohet Kosova dhe të zbulohen bukuritë e saj, shkruan Arbresh.info.

“Thesaret e fshehura të Kosovës, luginat e paprekura dhe malet mahnitëse kanë arritur te CN Traveler Vendet më të mira për të shkuar në Evropë në 2024! Ju ftojmë të përjetoni bukurinë befasuese që ofron vendi ynë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të popullit të Kosovës!”, ka shkruar Osmani në X.

Edhe kryeministri Kurti e ka shpërndarë  edhe një rresht nga artikulli që lavdëron shtetin më të ri të Europës.

“Vendi më i ri i Evropës ka maja të mrekullueshme, fshat baritor dhe mikpritje që ngroh zemrën”. Krenar që shoh Kosovën të emëruar nga CN Traveler si një nga destinacionet kryesore të Europës në vitin 2024. Mezi presim t’i tregojmë botës se çfarë ka për të ofruar vendi ynë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme