Dje ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla njoftoi se është arrestuar gazetarja ruse, Daria Aslamova.
Prestigjiozja e famshme Reuters shkruan se nuk kanë mundur t’i verifikojnë akuzat e Sveçlës dhe se Aslamova nuk ka qenë e qasshme pqe ndonjë koment, derisa ende nuk dihet nëse ka punësuar ndonjë avokat.
Reuters në artikullin e saj tregon që Sveçla ka postuar një fotografi të Almahov me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me presidentin rus, Bashar al-Assad.
“Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe njëjtë sikur Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reuters.
Në artikull, Reuters përmend edhe situatën e tensionuar javën e kaluar dhe sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës.
“Kosova i është bashkuar ndëshkimeve të BE-së dhe SHBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainsë dhe tashmë ka vendosur sanskione””, shkruan Reuters.
Tensionet mes fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, Kosovë dhe Serbi janë ndezur kohët e fundit pasi Kosova do të detyronte serbët që jetojnë në veri të vendit dhe përdorin targa serbe të makinave të aplikojnë për targa të lëshuara nga institucionet e Prishtinës por tashmë detyrimi është shtyrë.
Pëndryshe, serbët etnikë përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë kosovare, që është 90 për qind shqiptarë etnikë. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...