Mediumi britanik “Reuters” i ka dedikuar një artikull xhudistit kosovar Akil Gjakova, pasi që ky i fundit është në kërkim nga policia si i dyshuar për dhunë në familje.
Policia e Kosovës të martën ka kërkuar nga qytetarët që të japin informacione rreth Gjakovës i cili ndodhet në arrati.
Artikulli i Reuters:
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e sportistit të xhudos Akil Gjakova, i cili akuzohet për dhunë në familje, tha policia të martën.
“Policia e Kosovës po kërkon nga të gjithë qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit që ta lajmërojnë stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë së bashku me fotografinë e Gjakovës, pa dhënë më shumë informacione për akuzat. Mediat lokale thanë më herët se gruaja e tij kishte bërë një kallëzim në polici.
Gjakova, 28 vjeç, ka fituar 62 medalje në xhudo, duke përfshirë gjashtë të arta, që nga viti 2011 në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe ishte caktuar të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Federata e Xhudos së Kosovës tha se kishte qenë në kontakt me Gjakovën dhe besonte në pafajësinë e tij, duke thënë se ai ishte jashtë vendit dhe do t’i dorëzohej autoriteteve kur të kthehej.
Urdhër-arresti i Gjakovës vjen pasi vendi i vogël ballkanik u trondit kur një burrë vrau gruan e tij të martën, menjëherë pas një femicidi tjetër të premten e kaluar kur një bashkëshort vrau ish-gruan e tij.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani shpalli të mërkurën ditë zie./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...