Google ADS

Reuters: Kosova arreston mbështetësen e Iranit për komentet pas vdekjes së Soleimanit

22:58 | 7 Janar 2020
L G

Policia e Kosovës arrestoi të martën një grua të akuzuar për nxitje të akteve terroriste për komentet e saj në mediat sociale kundër Shteteve të Bashkuara, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Dhe arrestimi i Ikballe Berisha-Huduti, përveç se në mediat në Kosovë dhe rajon, është bërë lajm edhe në mediat prestigjioze botërore.

Një nga to është edhe mediumi britanik, Reuters, sipas të cilit ajo u arrestua pas një urdhri nga prokuroria dhe ajo do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë në pritje të një vendimi gjyqësor.

Mediumi britanik kujton faktin se policia tha që ajo ishte arrestuar nën akuzën e “nxitjes për të kryer një vepër terroriste”, përcjell Telegrafi.

Reuters vë në pah faktin se Huduti shkroi komente në faqen e saj private në Facebook duke kritikuar Uashingtonin pasi forcat amerikane vranë të premten Soleimanin.

Megjithatë, ajo më vonë ka fshirë postimin duke thënë se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit nga mediat lokale.

Ajo tha në postime të tjera se ajo kishte lavdëruar demokracinë e SHBA-së dhe mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në vitin 1999 kur shpërtheu konflikti midis Serbisë dhe shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Duke treguar një foto të saj me ish-udhëheqësin e linjës së ashpër të Iranit Mahmoud Ahmadinejad, media në Kosovë e ka cilësuar Huduti si një mbështetës të fortë të qeverisë iraniane, shkruan më tej Reuters.

Organizata e saj u mbyll nga policia në vitin 2016. Por ajo mohoi të ketë bërë diçka të gabuar dhe kurrë nuk ka pasur asnjë akuzë kundër saj.

Ndryshe kujton mediumi britanik, Kosova ka qenë një mbështetëse e fortë e Shteteve të Bashkuara.

Të ngjashme