Reuters: Ish-koalicioni gueril merr mandatin për të formuar Qeverinë e Kosovës

19:10 | 7 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ramush Haradinaj, një ish-luftëtar guerilësh, i cili ka qenë dy herë në gjyq për krime lufte, u zgjodh lider për formimin e një qeverie të re në Kosovë, duke i dhënë fund një bllokimi politik që ka vazhduar që prej zgjedhjeve të 11 qershorit.

Presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë Ramush Haradinajt mandatin pasi koalicioni arriti një marrëveshje me një parti të vogël, e cila hapi rrugën që ata të merrnin pushtetin, transmeton portali arbresh.info

Koalicioni Haradinaj përfshin të gjitha partitë e formuara nga ish-guerilët që luftuan kundër forcave serbe në vitin 1998 dhe 1999. Kjo është ishte arsyeja që ai u akuzua për krime lufte, por që u lirua dy herë nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës.

Koalicioni nënshkroi të hënën një marrëveshje me partinë Aleanca Kosova e Re (AKR), parti e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, për të cilin mediat kosovare thonë se është njeriu më i pasur në Kosovë.

Haradinaj pritet të paraqesë programin e tij në Parlament gjatë ditës së shtunë, ku më pas edhe do të zgjidhet qeveria.

Qeveria e re do të përballet me një numër të lartë të papunisë, diku rreth 30 për qind dhe me marrëdhënie të pasigurta me fqinjët e Kosovës, veçanërisht me Serbinë. Të dy vendet kanë një parakusht që të ecin përpara në përpjekjet e tyre për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Qeveria e re gjithashtu  duhet të reformojë shëndetësinë , arsimin dhe sistemin e administratës tatimore, si dhe të përfshijë përfaqësuesit e rreth 120 mijë serbëve të Kosovës të cilën nuk e njohin pavarësinë.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, gati një dekadë pasi sulmet ajrore të NATO-s i dëbuan forcat serbe nga vendi, të cilat ishin akuzuar për dëbimin dhe vrasjen e civilëve etnikë shqiptarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme