Largimi i Prokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwendiman, nga pozita e tij do të vonojë ngritjen e aktakuzave, thonë ekspertë të huaj për agjencinë e lajmeve Reuters, edhe pse zyrtarët të BE’së dhe Gjykatës Speciale, madje edhe vetë Schwendiman, provuan të bindin se largimi i tij nuk do të ndikojë asgjë në punën e kësaj gjykate.
Në deklaratën e tij të largimit, David Schwendiman tha se largimi i tij nuk do të prekë politikat dhe nuk ndryshon funksionimin e Zyrës së Prokurorit Specialist. Megjithatë këtë e shohin ndryshe ekspertë të huaj.
Reuters shkruan e Schwendiman, që ka drejtuar hetimet për krimet e supozuara në Kosovë ishte afër ngritjes së aktakuzës së tij të parë dhe ai do të jetë e vështirë të zëvendësohet tani që po largohet nga pozita e prokurorit.
“Ky është patjetër një hap mbrapa”, ka thënë Isa Vukovic, ekspert rreth krimeve të luftës, që po përcjellë nga afër Gjykatën Speciale.
“Cka i duhet këtij institucioni është stabilieteti, përderisa është afër ngritjes së aktakuzave të para dhe përderisa po sulmohet nga politikanë kosovarë”, ka vazhduar ai.
Largimi i Schwendimanit vjen pak pasi një grup deputetësh kërkuan shfuqizimin e Gjyaktës Speciale, që dështoi pas presionit të Bashkimit Evropian dhe SHBA’së, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, vendin e Schwendiman, ashtu sic kanë njoftuar nga Gjykata Speciale, përkohesisht do ta mbajë zëvendësi i tij, Këai Hong Ip.
Schwendiman, në njoftimin e tij dje tha se po largohet nga pozita e Prokurorit të Gjykatës Speciale pasi që në fund të marsit i skadon kontrata e punës së tij tri vjeçare dhe sipas ligjit nuk i lejohet vazhdimi i saj. Ndërsa ai tregoi se largimi i tij nuk ka të bëjë aspak me mungesën e zotimit ndaj hetimeve dhe se edhe pa të Gjykata Speciale do të vazhdojë punën e saj njësoj.
“Përderisa krimet e kryera nga forcat serbe kanë marrë dënime nga Tribubali i Hagës, shumicva e krimeve të supozuara se janë kryer nga UCK nuk janë mbuluar. Gjykata Speciaqle është nën juridiksionin e Kosovës, por funksionon në Hagë dhe ka të angazhuar juristë të huaj, në mënyrë që të garantojë pavarësimin nga ndikimi politik”, thuhet në fund të artikullit të Reuters. /Express