Për vizitën e ministrit gjerman në Kosovë, Sigmar Gabriel kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.
Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, për t’u bashkuar me BE-në, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel gjatë vizitës në Prishtinë, citon ‘Reuters’.
‘Reuters’ kujton se Kosova e shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë, pothuajse një dekadë pasi NATO bombardoi forcat serbe për të ndaluar vrasjet dhe dëbimin e shqiptarve nga rajoni gjatë viteve 1998-99, transmeton lajmi.net.
“Nëse Serbia dëshiron të lëvizë drejt BE-së, ndërtimi i sundimit të ligjit është paqësor por natyrisht edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Gabriel gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Kjo është një kusht qendror për të marrë rrugën drejt Evropës”.
Gabriel ka thënë se të njëjtin mesazh ia ka dhënë edhe zyrtarëve të Serbisë.
Serbia synon të bashkohet me BE-në në vitin 2025, datë kjo e caktuar nga Brukseli. Zyrtarët serbë shpresojnë që njohja e Kosovës nuk do të jetë një kusht kyç për anëtarësimin në BE dhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina duhet ta ndajnë Kosovën, shkruan ‘Reuters’.
Gabriel ka theksuar se vendi i tij do të ndihmoj që Kosova të njihet edhe nga pesë shtete anëtare të BE-së, Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia.
Kosova është njohur nga 115 vende, përfshirë 23 nga 28 vendet anëtare të BE-së. Anëtarësimi i saj në OKB është bllokuar nga aleatët e Serbisë, Rusia dhe Kina.
Rreth 120 mijë serbë që jetojnë në Kosovë ende e konsiderojnë Beogradin kryeqytet të tyre dhe mbështetën financiarisht nga Serbia, përfundon gazeta./Lajmi.net/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë