Shumë prej besimtarëve myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, zgjedhin që iftarin ta presin nëpër restauronte.
Qytetarët po hasin në një ngritje të çmimit nëpër meny të iftarit.
Sekretari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Arian Vranica thotë se është në dorën e vetë qytetarit nëse zgjedh t’i frekuentojë ato lokale që kanë çmimet më të larta.
Ai thotë se ka lokale që kanë çmime më të lira, por ka edhe prej atyre që shpesh e tejkalojnë atë.
“Është vullneti i lirë edhe i lokaleve edhe konsumatorëve për me i zgjedh ato lokale nëse ata dëshirojnë me vullnetin tyre për me shku me i frekuentuar ose jo. Realisht kjo është një temë që e rregullon tregu i lirë, është e përcaktuar me ligjin për konkurrencë dhe nuk lejon me pas marrëveshje. Ata po punojnë natyrshëm, secili lokal e përcakton çmimin e tij, ka lokale që ka çmime më të lira ose më të arsyeshme varet nga shërbimi, që ofrojnë nganjëherë ndoshta edhe e tejkalojnë atë, sidoqoftë është çështje menaxheriale e tyre e brendshme”, pohon Vranica, raporton Arbresh.info
Duke iu referuar gjithmonë komenteve në rrejtët sociale, qytetarë të shumtë ankohen që për çdo festë, ngritën çmimet e pothuajse të gjitha produkteve.
Sipas Vranicës, kjo ndodh pasi që kur rritet konsumi rritet edhe kërkesa.
Ai shton se është e vetmja mënyrë që të ketë ngritje gjatë festave.
“Ne mund të supozojmë që për shkak që gjatë pjesës së tjetër të vitit nuk ka shumë të punësuar të mjaftueshëm, ndërsa kur rritet konsumi rritet edhe kërkesa, normalisht kur rritet kërkesa determinohen dhe çmimet, kjo në rastin më të zakonshëm është arsyeja që me pas ngritje gjatë festave në raport me pjesën tjetër të vitit”, thotë ai.
Në anën tjetër, sekretari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Luan Bajramaj, thotë se për mendimin e tij çmimet janë të arsyeshme.
Bajramaj bën edhe krahasimin se pse mendon se këto çmime nuk janë të larta.
“Për mendimin tim çmimet janë të arsyeshme në pjesën dërmuese të lokaleve apo restoranteve në Kosovë, nëse nisemi nga fakti që çmimet e furnizimit janë rritur dukshëm dita ditës një kg mish e ke marr me 6 euro ose perimet ose çdo furnizim tjetër kostoja është e lartë.. Pastaj nëse kthehemi në anën tjetër edhe llogarisim shërbimet që ofrohen në një meny iftari qime del shumë më i lartë ..i renditemi kështu P.sh. uji hurma ,llokum , supa sallata ,pjata .kryesore , një pije desert dhe kafe në shumë raste del kostoja shumë më shumë se me meny ditore që ofrojnë restorantet në Kosovë”, thotë ai.
Kurse sa i përket pjesës që çmimet rriten gjatë festave, ai mohon të ndodh diçka e tillë.
Sipas tij e gjithë kjo varet nga kërkesa e klientit, duke përmendur faktin se në shumë festa shërbehet alkool, dhe kostoja është më e lartë.
Madje, Bajramaj shton që e gjithë kjo është luks.
“Nuk e besoj që ka rritje të çmimeve në kohë festash gjithmonë gastronomin në shumicën e rasteve çmimet i dirigjojnë furnitorët e tyre prej nga edhe furnizohen sepse ne s’mund të dalim me kosto më të ulët se sa kostoja e furnizimit ..kur bëhet fjalë për festa thuhet që çmimet rriten rritja mundet me qenë minimale e sidomos ku në lokalet që bëhen organizime ose ndeja për festa me muzikë të gjallë atëherë kostoja është më e lartë dhe ofertat munden me lëviz mirëpo gjithmonë çmimet janë të arsyeshme si dhe kjo varet direkt nga kërkesa e klientëve tanë zakonisht në festa shërbehen pije që kanë kosto më të lartë sidomos alkooli e kjo të bën te duket se çmimet lëvizin mirëpo se besoj janë të arsyeshme në fund të fundit kjo e tëra është luks”, shprehet ai për Arbresh.info
Ndër tjerash, Bajramaj pohon që Kosova ka arritur të ketë një standard më të mirë se rajoni që na rrethon.
“Në perëndim ushqimi merret me vete në punë me kosto deri në tre euro, kafja merret nga aparatet e kafes në rrugë, e kurse tek ne në kohë dreke lokalet plot as 2% se marrin bukën me veti kjo është luks që pastaj ka kosto. E vërtetë qe këto çmime në krahasim me standard tonë duken të larta mirëpo besoj që edhe ne kemi arrit standard shumë më të mirë se rajoni që na rrethon”, shton ai.
Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se shumë biznese e shfrytëzojnë mundësinë ligjore të “tregut” për formimin e lirë të çmimeve.
Sipas tij nuk është etike që në muajin e mëshirës, kur të gjithë falin e ndihmojnë të ngritën çmimet.
“ Bizneset, edhe gastronomet, e shfrytëzojnë mundësinë ligjore të “tregut” për formimin e lirë të çmimeve. Por, sa është etike që në muajin e solidarsisë, paqes, dashurisë…kur të gjithë falin e ndihmojnë, që të ngritën çmimet, është çështje që shpjegon nivelin intelektual, edukativ, kulturor të akcilit afarist. Fundja këto çmime i dedikohen atyre që janë të kamur dhe disa të tyre që duan “shesin aristoraci të krijuar rishtas””, thotë Kaçaniku.
Ndërsa fajin për ngritjen e çmimeve gjatë festave, Kaçaniku drejton gishtin kah ligjet.
Sipas tij ligjet veprojnë pamjaftueshëm.
“Ngritën çmimet sepse ligjet veprojnë pamjaftueshëm, sepse kontrolli poashtu nuk mjafton, sepse ka lidhje konfliktesh interesi, sepse…ky është niveli kulturor-edukativ i llojit zhvatës të disa “biznesmenëve”, shprehet ai.
Ai shton se duhet të ndalohet kjo gjë.
“Natyrisht se duhet të ndalohen. Nëse nuk bënë ndryshe atëherë me bojkotimin e atyre prodhimeve ose shërbimeve”, përfundon Kaçaniku.
Pse u ngritën çmimet?
Në gusht të vitit 2021, çmimet e konsumit në vendin tonë u rritën për 4.7%. Por kjo rritje nuk ishte vetëm në Kosovë.
Në muajin gusht 2021, inflacion vjetor shënuan edhe vendet e rajonit, ku Shqipëria pati ngritje të çmimeve me 2.4%, Mali i Zi me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3.6%, derisa Serbia shënoi inflacionin më të lartë në rajon për këtë periudhë me 4.3%.
Në vitin 2020, norma e inflacionit në të gjithë botën arriti në afërsisht 3.2 përqind në krahasim me vitin paraprak./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...