I vendosur në një pjesë të qetë në Graçanicë, restaturanti ‘Etno Kuca’ apo ‘Shtëpia Antike’, mbledh vizitorë të shumtë.
Në shikim të parë ky restaurant duket si një shtëpi tejet e vjetër e cila i ka qëndruar kohës, dhe po të hysh brenda mahnitesh nga ajo që sheh.
Pronari i këtij restauranti, Nikolic Bata, i cili është rritur në Prishtinë, ka thënë se këtë restaurant e vizitojnë shqiptarë, serbë e vizitorë nga vende të ndryshme.
“Jam rritur në Prishtinë dhe e kam mësuar gjuhën shqipe . Kam pasur objektin tim por e kam lëshuar që të ndërtohet një ndërtesë e madhe. Pastaj kam blerë banesa të cilat më vonë i kam shitur dhe e kam blerë këtë vend këtu, ku kam ndërtuar restaurantin. E kam bërë këtë vend me kuzhinë tradicionale. Restauranti është qe pesë vite. ‘Etno Kuca’ do të thotë ‘Shtëpi tradicionale’, dhe kam plotë mysafirë të nga vendet e ndryshme, po ashtu shqiptarë, serbë. Objekti është i bukur dhe i vjetër”, ka thënë ai.
Si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, ky restaurant ka gjëra tejet të vjetra, të cilat kemi mundur t’i shohim në shtëpitë para pothuajse 100 vjetësh.
“Objekti është antik, ka gjëra të vjetra, dru, hambarë. Këtë restauarant e duan të gjithë dhe më japin komplimente. Jam munduar ta ruaj origjinalitetin e antikës, dhe për këtë edhe brenda ka shumë gjëra antike, të cilat janë të vjetra shumë, por rrinë bukur”, ka treguar ai.
Në kuzhinën e këtij restauranti përgatiten ushqime tradicionale serbe por, nuk mungojnë as ushqimet shqiptare.
“Ka ushqime tradicionale serbe, sepse jemi pak të njohur për turshi, ajvar të shtëpisë, pastaj jemi edhe kuzhinë shqiptare , përgatisimi mishin e qengjit, qurës, dhe gjëra tjera tradicionale të cilat i duan të tjerët. Kuzhinierët nuk janë ashtu profesionist, por e bëjnë ushqimin si në shtëpi si e bëjnë pra ushqim tradicional”, thotë ai.
Bata thotë se me shqiptarët asnjëherë nuk ka pasur probleme dhe se ata janë vizitorët më të shumtë.
“Vizitorë ka mjaft shumë. Shqiptarët e vizitojnë më së shumti, kam edhe shokë shumë shqiptarë, vendali, dhe kështu vijnë shpesh për vizitë. Unë kam pasur marrëdhënie të mira gjithmonë me shqiptarët edhe në kohën e bombardimeve. Këtu punojnë mbi 30 punëtorë, shumica janë serb. Disa e lënë punën dhe ikin në Serbi, por ne nuk kemi probleme nuk e di pse e kanë marrë këtë si shkas, sidomos në 10 vjetët e fundit nuk kemi probleme, por si duket e duan një jetë më të mirë”, shton ai.
Ky restaurant e ka edhe hotelin po që vizitohet më shumë nga shqiptarët e Shqipërisë.
“Po ashtu këtu është edhe hoteli që çmimi është i volitshëm, 20 euro nata, por nuk vizitohet shumë, vetëm kur ka ndonjë konferencë, ose biznesmen të vendeve të huaja. Në hotel kam më shumë vizitorë të Shqipërisë. Unë do të vazhdoj të ruaj origjinalitetin e këtij vendi, jam duke blerë hambarë të vjetër, drunjë, dërrasa sepse po përgatitem që ta zgjeroj ende”, ka thënë Bata./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/560408534407817/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?