Ende s’është bërë një vit nga hapja e restaurantit luksoz ‘Arbëresh’ , i cili gjendet tek kompleksi Diamond Residence në lagjen Hajvalia në Prishtinë, dhe ky restaurant është shndërruar në një ndër vendet më të preferuara të adhuruesve të ushqimit të detit.
Të gjitha llojet e ushqimeve të detit, e në veçanti të peshkut i gjeni në këtë restaurant.
Veçantia e restaurantit nis nga ambienti i qetë që e ofron për klientët e vetë, pasi edhe gjendet në një lokacion larg zhurmës së përditshme të kryeqytetit, shkruan arbresh.info
Restauranti ‘Arbëresh’ ka një kapacitet prej 150 ulëseve, pra posedon një hapësirë të kënaqshme.
Menyja e këtij restoranti është e pasur me të gjitha ushqimet e detit.
Ajo që e bën të veçantë restaurant “Arbëresh”, është edhe përgatitja dhe servimi i peshkut të egër në mënyrë estetike.
Jo vetëm të bukura për syrin, përgatitja dhe servimi i ushqimit këtu është jashtëzakonisht i veçantë. Përveç të shijshme, ushqimet këtu kanë një zbukurim tepër të veçantë.
Ajo që bie në sy, dhe më e rëndësishmja është mirëmbajtja dhe pastërtia, që i bëhet kuzhinës gjatë përgatitjes së ushqimeve.
Por, jo vetëm peshku i egër karakterizohet me freski, kujdes e dashuri gjatë përgatitjes së tij.
Pjesë e menysë janë edhe frutat e detit, guacat dhe jo vetëm kaq.
Servim i bukur e me shumë elegancë si dhe përgatitja në kuzhinë nga kryeshefi i kuzhinës Klejdi Rexhepi dhe pjesa tjetër e stafit e mrekullueshëm, i bëhet edhe pastave të ftoha dhe ato të ngrohta, mish pule, pizza e deri tek ëmbëlsirat e mrekullueshme.
E ndër pikat më të forta është edhe pastërtia në një nivel jashtëzakonisht të lartë, kjo e shumë karakteristika e bëjnë restaurantin ‘Arbëresh’ vendin ideal ku ju mund të ushqeheni për cilido vakt të ushqimit.
Gjithashtu ofron edhe pije alkoolike e verëra me kualitet të lartë e që shoqërohen më së miri me ushqimin që servohet këtu…
Kryekuzhinieri Klejdi Rexhepi gjatë kohës që ekipi ynë qëndroi aty, përgatiti disa pjata, duke filluar kështu nga pjata e parë, një margarinë me erëza dhe djathë, e shoqëruar me brusketa, krem djathi e domatini.
Pjata e dytë është sallata ‘Arbëresh’ sallatë kjo mikse me disa përbërës të veçantë dhe pastaj filloi me përgatitjen e peshkut koc në krip dhe pastaj futet në furrë.
Pastaj ‘Krudo’ një pjatë kjo që përbëhet nga pak oktapod, pak salmon dhe karkaleca me levrek e që kur servohet shoqërohet me disa fruta ekzotike dhe Lime.
Cheese cake me frut pasioni dhe Soufle me çokollatë fondente ishin ëmbëlsirat që përgatiti shefi i kuzhinës, Klejdi.
Kurse për pasta kishte të llojit Linguini dhe Rizzoto me fruta deti dhe për fund shefi i kuzhinës Klejdi përgatiti makaronat e quajtura Faguttini, mbushet me spinaq, karkalecat dhe krem djathi.
Në ‘Arbëresh’ restaurant me lokacion në Diamond Residence, Hajvali, Prishtinë, do të gjeni një staf të zellshëm dhe punëtor, të cilët jua ofrojnë mirëpritje maksimale e që angazhohen të bëjnë gjithçka që munden për tu siguruar që ju të shijoni vaktin tuaj.
Hapja solemne e restaurantit më të ri në kryeqytet, që gjendet në periferi të Prishtinës më konkretisht në Hajvali ishte bërë në prill të vitit 2019./arbresh.info/
Video:
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...