Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në fshatin Zllakuqan të Komunës së Klinës,shkruan arbresh.info.
Banorët e fshatit Zllakuqan nga kjo gjendje shprehen mjaft të shqetësuar, ata thonë se shiu ka përçuar edhe në katet e para të shumë shtëpive.
Gjithashtu, ata tregojnë që këto reshje të shiut ua kanë dëmtuar të mbjellurat dhe punëtoritë ku ato punonin për ta mbajtur familjen.
Sipas tyre nuk është hera e parë që ka vërshime në këtë fshat. Banorët ankohen që nuk kanë kanalizime, prandaj po ndodh të ju dëmtohen të gjitha.
Madje thonë se kanë bërë kërkesën mbi 10 herë në Komunën e Klinës, që të ketë kanazlime, por nuk kane marrë asnjëherë ndonjë përgjigje./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj