Nga moti me shi në dy ditët e fundit, edhe në Komunën e Drenasit është rritur niveli i ujit në lumit “Drenica” dhe vendbanimeve të tjera, më ç’rast janë vështirësuar disa zona banimi, sidomos në Zabel i Ulët, Komoran, Shtrubullovë dhe Drenas.
“Njësitet e emergjencave kanë qenë të mobilizuara gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë bërë me dhjetëra intervenime, sidomos në objekte banimi dhe biznese, ku është kërkuar nga ana e qytetarëve dhe është e gatshme ne secilën situatë të krijuar. Shtabi i krizave emergjente ne kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë kanë qenë të gatshëm dhe në koordinim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Drenas dhe me Shërbimin e Zjarrfikësve.
Duke parë gjendjen e krijuar nga të reshurat e vazhdueshme të shiut, Komuna e Drenasit apelon të gjithë qytetarët që ne ato zona ku niveli i ujit është më i lartë, të bëjnë shoqërimin e fëmijëve dhe familjarëve të tyre dhe të reduktojnë lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e gjendjes së krijuar nga moti i lig. Po ashtu lusim qytetarët në rast të ndonjë emergjence të lajmërojnë shërbimin e zjarrfikësve për të ju dal në ndihmë”, thuhet në njoftimin për media.
Me ndërtimin e disa urave, dhe rregullimin e gypave përcjellës, këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, janë evituar disa vërshime, sidomos në fshatin Nekoc, Kizhnarekë dhe afër shtratit të lumit “Drenica” në Komoran./arbresh.info
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...