Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të mosfunksionimit të ITU “Shkabaj”, si pasojë e turbullirës në Kanalin e “Iber Lepencit” pas reshjeve të dendura gjatë tërë ditës, për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania.
Siç thuhet në njoftim, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm kemi edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq, përcjell Arbresh.info.
“Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm. Shpresojmë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë e cila po monitorohet nga ne 24/7. Ua kujtojmë që kanali i Ibër Lepencit menaxhohet nga NH ” Ibër Lepenc””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?