Reshjet e shiut nuk ndryshuan situatën në Gjilan, reduktimet e ujit mbesin

12:32 | 12 Korrik 2019
arbresh.info

Është mbajtur sot takimi i radhës i Task Forcës për menaxhimin e thatësisë për furnizimin e ujit të pijshëm në Gjilan.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se situata e ujit nuk është përmirësuar edhe përkundër reshjeve të shiut.

“Ju lutem, mos ta deponojnë ujin pa nevojshëm zakonisht për mbushje të tepërta që të keni rezerva nuk është nevoja se nuk është puna emergjente. Ne e dimë saktë se në cilat lagje duhet reagojmë. Do të punojmë me bo zgjidhje afatgjate”, deklaroi Haziri.

Mumin Morina, drejtor teknik, kërkon bashkëpunim prej qytetarëve.

“Situata nuk është përmirësuar mbetet e gjendja e njejtë, është në nivel të dukshëm. Ndërsa burimi  nuk është i ndikuar nga thatësia. Ne besojmë shumë në bashkëpunim  sepse është alternativa e vetme që ta kalojmë këtë situatë”, tha ai.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit vazhdimisht ka bërë thirrje  përmes mediave dhe inspektorëve që të ketë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit, me qëllim që të ndalet keqpërdorimi i mundshëm i ujit të pijshëm. Aktualisht, qytetaret po përballen me mungesë të shumtë të ujit të pijes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme