Reshjet e shiut dhe borës rrisin nivelin e ujit në Batllavë e Badovc

16:52 | 14 Janar 2021
Arbresh.info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas reshjeve të borës niveli i ujit në dy liqenet Batllavë dhe Badovc është rritur mbi 3 metra.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare, përcjellë arbresh.info

“Niveli i ujit në të dy liqenet, pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë janë rritur mbi 3 metra.

Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në Liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme