Reshjet e mëdha të shiut që po bie në Prishtinë, përveç bllokimit të rrugëve kanë shkaktuar telashe edhe në Universitetin e Prishtinës.
Shiu ka depërtuar brenda FSHMN’së duke pamundësuar linjën elektrike. E si rezultat i kësaj Universiteti i Prishtinës ka lëshuar një komunikatë duke njoftuar se momentalisht procesi për pranimin e aplikacioneve për studentë të ri është pezulluar për shkak shkyçjes së energjisë elektrike.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë nga Universiteti i Prishtinës:
Si pasojë e reshjeve të shiut, objekti i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore dhe i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka pësuar dëmtime të shkaktuara nga rrjedhja e ujit nga kulmi, i cili ka qenë në proces të renovimit.
Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka pranuar me shqetësim situatën e krijuar dhe gjatë ditës së sotme ka vizituar disa herë vendin e ngjarjes, për të parë nga afër gjendjen e objektit në fjalë.
Menaxhmenti ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sanimin e dëmeve të krijuara, si dhe parandalimin e dëmeve të mëtutjeshme. Për me tepër, Rektorati ka përgatitur shkresën për të kërkuar nga organet hetimore zbardhjen e shkaktarëve real të këtij demi.
Gjatë ditës, menaxhmenti ka realizuar takime me drejtues të kompanisë punëkryese për renovimin e kulmit, “Ylli Brothers Group”, nga të cilët ka kërkuar angazhim maksimal për tejkalimin e menjëhershëm të situatës. Njëherësh, është kërkuar nga punëtorët e kompanisë punëkryese dhe kompanisë së pastrimit, që të angazhohen me kapacitete të shtuara për mbajtje në kontroll të gjendjes së objektit.
Në anën tjetër, me anë të kësaj komunikate, njoftoheni se për shkak të shkyçjes së energjisë elektrike, procesi i pranimit të aplikacioneve për studentë të rinj në FSHMN momentalisht është pezulluar. Mirëpo, është duke u punuar që së shpejti të identifikohën mundësitë se si mund të rifillojë procesi, duke garantuar që kandidatët të mos dëmtohen. Madje, në rast që paraqitet nevoja, do të zgjatet edhe afati për aplikim të kandidatëve, për çka do të njoftoheni me kohë.
Menaxhmenti i UP-së, në kuadër të kompetencave të tij, zotohet në përkushtim maksimal për identifikimin e shkaktarëve të këtij dëmi, po ashtu që kandidatët për studentë, studentët dhe stafi të mos dëmtohet, si dhe premton bashkëpunim me të gjitha organet kompetente për të tejkaluar situatën e krijuar.
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...