Google ADS

Reshjet e mëdha të shiut, mbushen me ujë Liqeni i Badovcit dhe ai i Batllavës

07:19 | 10 Janar 2021
L G

Krahas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në disa pjesë të vendit, shirat e fundit në vend ndikuan në furnizim me ujë të pijshëm.

Në Liqenet e Badovcit dhe të Batllavës u shënua rritje e nivelit të ujit pas reshjeve më të reja të shiut dhe të borës.

Në kompaninë Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina” pohojnë se këto reshje të shiut kanë rritur në një masë nivelin e ujit në liqenet akumuluese.

Në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës bëjnë të ditur se reshjet e shiut dhe të borës do të vazhdojnë edhe ditëve vijuese.

Pavarësisht nga reshjet e shiut në ujësjellësin rajonal ‘Prishtina’ iu bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin e pijshëm.

Badovci dhe Batllava janë dy liqenet akumuluese nga të cilët furnizohen me ujë të pijshëm Prishtina dhe disa komuna të tjera.

Të ngjashme