Ditët e fundit në vendin tonë temperaturat kanë rënë nën zero duke shkaktuar kështu reshje të pandërprera të borës, gjë që ka shtuar edhe rrezikun në trafik.
Në një përgjigje për arbresh.info Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë katër ditëve të fundit kanë ndodhur 69 aksidente me të lënduar, 105 aksidente pa të lënduar ndërsa vetëm një aksident ka qenë me fatalitet.
Kurse gjatë këtyre katër ditëve policia ka shqiptuar rreth 2205 tiketa trafiku.
Rexhep Kadriu zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës ka thënë për arbresh.info se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë në teren dhe po merren me pastrimin e tyre.
“Përkundër reshjeve të mëdha të borës që kanë kaluar territorin e RKS, sidomos nga pasditja e djeshme edhe gjatë natës, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë në teren dhe po e bëjnë pastrimin e rrugëve si dhe hedhjen e kripës”, ka thënë Kadriu.
Ai ka thënë se gjendja e rrugëve është e mire dhe se të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme.
“Gjendja e rrugëve është e mirë dhe për herë të parë ndodh që të mos kemi ankesa nga qytetarët përpos lëvdatave për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve”, ka thënë ai.
Kadriu poashtu u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje sidomos gjatë kohës së mbrëmjes.
“Konstatojmë se të gjitha rrugët në RKS janë të kalueshme pa probleme të theksuara ndërsa, apelojmë te qytetarët që të kenë kujdes në vozitje, sidomos gjatë kohës së mbrëmjes dhe mëngjesit për shkak të rënies së temperaturave gjatë natës. Kujdes Qytetarë!”, është shprehur Kadriu”./Arbresh.info/R.Rexhepi
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë