Google ADS

Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në teren

22:33 | 22 Nëntor 2024
R J

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë mobilizuar që t’i mbajnë ato të kalueshme gjatë kohës kur në vendin tonë ka reshje te borës.

Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje më të mëdha orëve në vazhdim.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë mobilizuar dhe janë në teren për tu kujdesur që rrugët të jenë të kalueshme. Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se ka vizituar disa rrugë dhe aktualisht ndodhet në Mitrovicë.

“Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjen sa më të lehtë për ju”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka apeluar te pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes në komunikacion, për shkak të reshjeve dhe erërave të forta gjatë natës së sotme.

Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak të motit të lig

Të ngjashme